Sugjerojmë:

Sallatë pikante me salmon

Sallatë pikante me salmon

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • Për salmonin:
  • 2 fileto salmon
  • Pak piper të kuq
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • Piper të zi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji kripë
  • Sallatë:
  • 120 gram spinaq
  • ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë
  • 1 avokado të madhe të prerë në shirita
  • 1 filxhan me domate qershi
  • 1 filxhan me misra të zierë
  • Për salcën:
  • ¼ filxhan me majonezë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Lëngu i një limoni
  • ½ lugë çaji kripë
  • Pak majdanoz
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar

Udhëzimet

1

Marinoni salmonin më të gjithë përbërësit e përcaktuar dhe e lini mënjanë për disa minuta.

2

Pas kësaj e skuqni në një tigan me shumë pak yndyrë ose aspak (nëse keni një tigan që nuk ngjit).

3

Ndërkohë në një tas bashkoni të gjithë përbërësit e sallatës. Shtoni më pas salmonin e gatuar, të ndarë në copa të vogla.

4

Në fund i shtoni salcën dhe i përzieni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment