Sugjerojmë:

Sallatë perimesh me kuskus

Sallatë perimesh me kuskus

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë kus kus
  • 1 qepë të kuqe
  • 250 gram domate
  • 1 kastravec
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 avokado
  • 250 gram qiqra
  • 1-2 limona
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 gota ujë të nxehtë
  • Kripë
  • nenexhik

Udhëzimet

1

Në një tenxhere shtoni ujin e nxehtë. Shtoni kripë dhe më pas kus-kusin.

2

I lini për 10 minuta, ndërkohë që prisni perimet në kubikë.

3

I shtoni perimet tek tenxherja dhe i shtoni të gjitha erëzat. Shtoni qiqrat, lëngun e limonit, pak lëkurë limoni, vaj ulliri dhe e përzieni mirë sallatën.

4

Nëse dëshironi mund t’i shtoni më shumë lëng limoni.

5

Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment