Sallatë me rukola e mollë. Plot fibra dhe vitamina!

Sallatë me rukola e mollë. Plot fibra dhe vitamina!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Sallatë frutash, ndonjëherë mënyra më e mirë për t'i shijuar këto të fundit! Madje edhe rukolën që jo të gjithë e simpatizojnë...

Ingredientët

  • 1 tufë sallatë rukola
  • 1 mollë
  • 1 fetë djathë gorgonzola
  • 4-5 toptha mozarella
  • një grusht arra ose stika
  • Për salcën: 1 filxhan kafe vaj ulliri
  • 1 filxhan uthull balsamike
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 2 lugë gjelle lëng portokalli
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Për salcën mjafton të përzieni gjithë përbërësit në një enë dhe t'i trazoni mirë.

2

Ndërkohë lani mirë rukolën dhe e copëtoni me dorë.

3

E bashkoni në një tas të madh bashkë me fetat e prera të mollës (me ose pa lëkurë sipas dëshirës)

4

Shtoni gjithashtu djathin e copëtuar, arrat ose stikat sipas dëshirës.

5

I përzieni mirë të gjitha bashkë me salcën dhe sallata është gati për t'u shijuar në çdo kohë!

Lini një koment