Sugjerojmë:

Sallatë me rukola, dardhë dhe arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 min

Ingredientët

  • 150 gr rukola
  • 2 dardhë
  • 100 gr djathë Grana Padano
  • 50 gr arra
  • Uthull balsamike
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Udhëzimet

1

Për përgatitjen e kësaj sallate, si fillim lani dhe thani mirë rukolen.

2

Më pas qëroni dardhat dhe prijini ato në copa jo shumë të mëdha.

3

Qëroni arrat dhe lerini ato të plota për dekor.

4

Më pas merrni katër pjata dhe vendosni në secilën pjatë fletët e rukolas, copat e dardhës të prera.

5

Shtoni dhe djathin grana padano dhe në fund hidhni arrat.

6

Shërbejeni sallatën dhe në tavolinë vendosni vajin e ullirit, kripën, limonin, uthullën balsamike, në mënyrë që personi që do konsumojë sallatën, t’i hedhi këta përbërës sipas dëshirës.

Lini një koment