Sugjerojmë:

Sallatë me qiqra dhe avokado

Sallatë me qiqra dhe avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Duke qenë se sallatat janë pothuajse çdo ditë të pranishme në tryezat tona, duhet pak diversitet në mënyrë që mos të na mërziten.

Ingredientët

  • 1 avokado
  • 1 kavanoz qiqra të gatshme
  • 1 kastravec të madh të prerë feta-feta
  • ½ qepë të kuqe prerë në rrathë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara me dorë
  • ½ lëng limoni
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper

Udhëzimet

1

Qëroni avokadon dhe e prisni në copa të vogla.

2

Shtojeni në një enë bashkë me qiqrat dhe qepën e kuqe.

3

Shtoni gjithashtu edhe kastravecin.

4

Në një enë përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, hudhrat, rigonin, kripë e piper.

5

I përzieni mirë dhe ia shtoni sallatës sipër. E përzieni mirë dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment