Sugjerojmë:

Sallatë me panxhar dhe mollë. E mirë për tretjen, aneminë dhe tensionin e lartë të gjakut!

Sallatë me panxhar dhe mollë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2-3 panxharë të zier
  • 1 mollë jeshile
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 lugë kafe mustardë
  • Një majë luge mjaltë
  • 50 gr bajame
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë gjelle uthull
  • Kripë dhe piper i zi
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajmë dhe i vendosim panxharët në një tenxhere me ujë. I lini të ziejnë për 40 minuta.

2

Kalojini në ujë të ftohtë, i hiqni lëkurën dhe i prisni në kubikë të vegjël.

3

Prisni mollët në kubikë (bashkë me lëkurën) dhe i bashkoni me panxharin.

4

Në një enë kombinoni hudhrat, uthullën, vajin e ullirit, mustardën, mjaltin, kripën dhe piperin. E përzieni mirë dhe në fund ia shtoni sallatës.

5

I shtoni edhe qepën e grirë imët. Trazojeni mirë të gjithën dhe në fund i shtoni bajame të grira. Ju bëftë mirë!

Lini një koment