Sallatë me fasule dhe troftë të aromatizuar me hudhër

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
234
400 gr fasule të konservuara
2 lugë ҫaji lëkurë limoni e grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
½ lugë ҫaji kripë
2 thelpinj hudhër të grira në feta të holla
1 lugë gjelle kopër e grirë
120 gr troftë e tymosur e konservuar

Në një tigan në zjarr mesatar, bëni bashkë fasulet, lëkurën e  limonit, vajin e ullirit, kripën, hudhrën dhe koprën.

Trazojeni vazhdimisht derisa hudhra të lëshojë aromën e vet për rreth 5 minuta.

Transferojeni në pjatë dhe vendosini sipër copëzat e troftës së tymosur.

Komento