Sugjerojmë:

Sallatë me bullgur, përmirëson tretjen dhe forcon imunitetin!

Sallatë me bullgur, përmirëson tretjen dhe forcon imunitetin!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 100 gram bullgur
  • 2 gota ujë
  • 1 limon
  • 50 gram fara lini
  • 1 lugë çaji shafran Indie
  • 100 gram misra të gatshëm
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 kastravec
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë, vendosni kripën dhe shafranin. Pas tri minutash shtoni bullgurin dhe e lini sa ta pijë gjithë ujin.

2

Më pas e kaloni në një enë dhe e lini pak të ftohet.

3

Shtoni më pas qepën, kastravecin e prerë kubik, farat e linit dhe misrat.

4

E përzieni mirë dhe në fund shtoni lëngun e limonit. Sallata është gati!

Lini një koment