Sallatë me avokado dhe karkaleca, sallata e ëndrrave!
600 gram karkaleca të qëruar
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 avokado të prera në feta-feta
Kripë, piper
½ qepë e kuqe e prerë në rrathë
½ lakër e grirë imët
Për salcën:
3 lugë gjelle vaj ulliri
3 lugë gjelle lëng limoni
¼ lugë çaji fara kumini
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji me piper të zi
1.Përbërësit e salcës i përzieni bashkë në një tas dhe i lini mënjanë.
2.Zieni karkalecat për 5 minuta në një tenxhere.
3.Në një tas të madh bashkoni lakrën, avokadon dhe qepën. Shtoni pak kripë, piper dhe vajin e ullirit.
4.I përzieni mirë.
5.Shtoni karkalecat dhe në fund shtoni salcën.
6.I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment