Sugjerojmë:

Sallatë kapreze me gjoks pule

Sallatë kapreze me gjoks pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 250 gram djathë mozarela
  • 200 gram gjoks pule
  • 150 gram pomodorini
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me gjalpë skuqni gjoksin e pulës. I shtoni kripë, piper dhe e ktheni nga të dyja anët.

2

Në një enë të madhe shtoni djathin mozarela, pasi e keni shpëlarë nga marinimi (që është i gatshëm nga qesja në të cilën qendron djathi), shtoni pomodorinit e përgjysmuara dhe gjoksin e pulës e prerë në copa të vogla.

3

Shtoni kripë, piper dhe vaj ulliri.

4

I përzieni të gjithë përbërësit dhe sallata kapreze është gati!

Lini një koment