Sugjerojmë:

Sallatë frutash me salcë portokalli

Sallatë frutash me salcë portokalli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • Për salcën: 1 lugë gjelle mjaltë
  • Lëngu i një portokalli
  • Lëkura e një limoni
  • Për sallatën: 2 nektarina
  • 2 dardha
  • 4 kumbulla
  • 150 gram tul shalqiri ( i prerë në kubik dhe pa fara)
  • 1 mollë jeshile
  • 150 gram rrush

Udhëzimet

1

Lani me ujë të bollshëm të gjitha frutat.

2

Nektarinat, dardhat dhe mollën i prisni në kubikë të vegjël (me gjithë lëkurë). I shtoni në një tas.

3

Kumbullave i hiqni farat dhe i prisni në copa të vogla.

4

Bashkoni të gjitha frutat në një tas. Shtoni rrushin (që duhet të jetë pa fara).

5

Sipër i shtoni salcën marinuese (përzieni lëngun e portokallit, lëkurën e limonit dhe mjaltin).

6

Në fund e përzieni të gjithë sallatën dhe shijojeni!

7

Shënim: Kësaj sallate mund t'i shtoni të gjithë frutat që dëshironi si dhe të hiqni nga receta ato që preferoni më pak.

Lini një koment