Sugjerojmë:

Sallatë e ftohtë me karkaleca dhe avokado

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 2 avokado
  • 300 gr karkaleca të qëruar
  • 300 gr domate qershi
  • 100 gr miser i zier
  • 0.5 qepë e kuqe
  • Borzilok
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Gjysmë limoni (lengu)
  • 1 lugë majonezë (me deshire)

Udhëzimet

1

Në tigan ngrohim pak vaj ulliri.

2

Hedhim karkalecat e qëruar dhe i skuqim për rreth 2 min në zjarr të fortë.

3

Pasi të jenë skuqur i lëmë të ftohen.

4

Ndërkohe presim qepen në kubikë të vegjël, domatet, avokadot dhe erëzat e freskëta.

5

I vendosim në një enë dhe i përziejmë të gjitha sëbashku me misrin, lëngun e limonit dhe erëzat. Shtojmë sallatës karkalecat e ftohte dhe i përziejmë përsëri.

6

E lemë për 10 minuta të pushojë dhe e shërbejmë sallatën e ftohtë nëpër pjata.

Lini një koment