Sallata e duhur për të shoqëruar vaktet tuaja është kjo me rrepa dhe pjepër

Veshtiresia
Koha gatimit
0
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
78
1 degë me rrepa të kuqe
200 gr sallatë radikio ose miks sallatash
1 pjepër
Uthull e bardhë
Piper jeshil në ujë me kripë (shitet i konservuar)
Kripë

  1. Lani mirë rrepat e kuqe dhe pritini në feta të holla. Merrni një pjepër të pjekur, ndajeni përgjysmë, hiqini farat, qërojeni dhe pritjani tulin në kubikë.
  2. Në një tas shtoni një lugë uthull të bardhë, 3 lugë vaj ulliri, kripë dhe përziejini me kujdes, me një pirun shtypni lehtësisht kokrrat e piperit jeshil dhe shtojuni emulsionin duke i përzier mirë.
  3. Merrni një tas të madh, shtoni miksin e sallatave, shtoni pjeprin dhe bashkojini me emulsionin. Përziejini me kujdes, lëreni sallatën për disa minuta dhe shërbejeni.

Komento