Sugjerojmë:

Sallata e ditës me quinoa, mollë dhe fara kungulli

Sallata e ditës me quinoa, mollë dhe fara kungulli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan me quinoa
  • 1 mollë jeshile
  • 1 filxhan kafe me fara luledielli
  • 100 gram djathë të bardhë
  • pak kanellë pluhur
  • 2 gjethe sallatë jeshile
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • pak kanellë pluhur

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të vogël zieni kuinoan me dy gota ujë. Shtoni një lugë çaji kripë.

2

Sapo të jetë gati e kaloni në një enë.

3

Sipër i shtoni mollën jeshile të prerë në feta, farat, djathin e bardhë, sallatën jeshile të prerë në copa të mëdha.

4

Tani shtoni vajin e ullirit, uthullën e mollës dhe kanellë. E përzieni mirë sallatën, e mbështillni tasin me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer të ftohet për të paktën 30 minuta.

5

Pas kësaj mund ta shijoni, ju bëftë mirë!

Lini një koment