Sugjerojmë:

Sallata e darkës sot i ka të gjitha, nga perimet deri tek gjiza!

Sallata e darkës sot i ka të gjitha, nga perimet deri tek gjiza!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Sallatë me shumë ngjyra e shije të mirë. Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Ingredientët

  • 100 gram pomodorini
  • 3 kastraveca të vegjël
  • 4 lugë gjelle gjizë
  • 3 lugë gjelle uthull molle
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë, piper

Udhëzimet

1

Prisni domatet përgjysmë, kastravecat ne feta feta dhe qepën imët. I kaloni në një enë, i shtoni sipër pak kripë, piper dhe i përzieni mirë.

2

Ndërkohë në një enë tjetër përzieni gjizën me 1 lugë uthull dhe pak kripë.

3

Merrni një pjatë dhe shpërndani në të gjizën. Sipër shtoni masën me domate që përgatitët më parë.

4

Tani shtoni sipër dy lugë gjelle uthull, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe e përzieni butësisht.

5

Shtoni në fund qepën jeshile dhe pak piper.

6

Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment