Sugjerojmë:

Salcë kosi me arra

Koha e përgatitjes: 10 min

Ingredientët

  • 250gr salcë kosi
  • 50gr arra të qeruara
  • 3 thelpinj hudhre
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Vendosni në mikser elektrik arrat dhe thelpinjtë e hudhrave të grira imët.

2

Në një enë bashkojmë këtë përbërje me salcën e kosit, shtojmë vajin e ullirit dhe i perziejmë derisa të formohet një salcë homogjene.

3

E vendosim salcën në frigorifer deri në momentin e servirjes.

4

E vendosim bukur në pjatë dhe e zbukurojmë në siperfaqe me copëza arrash të grira dhe vaj ulliri.

Lini një koment