Sugjerojmë:

Salca tradicional meksikane që përgatitet për 10 minuta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta

Kjo është një nga salcat tradicionale meksikane dhe përgatitet shumë lehtësisht.

Ingredientët

  • 2 avokado (të qëruara, të prera)
  • 1 filxhan domate (të prera)
  • 1/4 filxhan qepë (të prera)
  • 1/4 filxhan koriandër (copa të prera)
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 spec Jalapeno (me fara dhe i grirë, sipas dëshirës)
  • kripë
  • piper i zi

Udhëzimet

1

Shtypim avokadot në një tas derisa të bëhen kremoze.

2

Përziejmë domatet, qepët, koriandrën, lëngun e limonit dhe specin jalapeno në avokadon e shtypur derisa të përzihen mirë.

3

I përziejmë me kripë dhe piper të zi.

Lini një koment