Sugjerojmë:

Sa i rrezikshëm është dhjami në zonën e barkut tek gratë

Në përgjithësi studimet e shumta kanë treguar se një bel jo i hollë është sinjal i një sulmi të mundshëm në zemër ose i prirur për sëmundjen e diabetit. Yndyra rreth zonës së belit quhet yndyrë “viscerale” e cila ruhet rreth organeve tuaja të brendshme jetësore. Kjo e fundit e bën dhjamin e grumbulluar në këtë zonë, shumë të rrezikshme.

Sipas studiuesve, trupat në formë molle dhe dardhe janë më të prirura për të patur probleme me zemrën për shkak të tendenës për t’i patur yndyrnat e larta.

Një formë dardhe ka një bel dhe supe më të ngushtë se vithet. Nëse keni një trup në formë dardhe, nuk do të thotë se jeni në rrezik. Sidoqoftë, gratë në formë dardhe kanë një tendencë për të fituar peshë dhe të bëhen një formë mollë, veçanërisht pas menopauzës.

Një formë e mollës ka një bel më të madh se supet dhe vithet. Kjo është pikërisht ajo që duhet shmangur.

Pasi të filloni të ushtroheni me një dietë të lartë me fibra, zona e belit do të jetë një nga pjesët e para të trupit që do të tregojë rezultate të mira.

Përqendrohuni në ushtrimet kardio si vrapi dhe bicikleta.

Gjithashtu, mos harroni se stresi dhe oraret e parregullta të gjumit mund të shtojnë yndyrën rreth belit tuaj./neps.al 

Lini një koment