Sa herë duhet t’i ndërrojmë çarçafët? Ja e vërteta sipas specialistëve
Peshqirët dhe çarçafët mund të duken të bardhë e të pastër pas çdo përdorimi, por kjo nuk do të thotë se ato janë ashtu me të vërtetë.
E vërteta, sipas ekspertëve, është që këto ndërresa fshehin dhe strehojnë një larmi bakteresh të rrezikshme për lëkurën. Dermatologia Eva Jorgaqi e ftuar të shtunën në emisionin “Rudina” në Tv Klan tha se në një ditë depozitohen në çarçafë dhe jastëkë rreth 30-40 mijë qeliza të vdekura dhe se është mirë që një herë në javë duhet patjetër të lahen.
“Në aspektin mjekësor, duke ditur se në një ditë ne humbasim 30-40 mijë qeliza të vdekura, të cilat në mënyrë të padukshme depozitohen në çarçafë dhe jastëkë është mirë që një herë në javë duhet patjetër çarçafët të lahen”, tha Jorgaqi, teksa shtoi se larja e tyre nuk duhet të teprohet, pasi edhe detergjentët krijojnë alergji.
Mirilda Tili, një tjetër e ftuar e emisionit, e cila jeton në Japoni, tha se për shkak të merakut nëse është më i rrezikshëm detergjenti apo djersa, i ndërron ato një herë në javë.
“Në fakt unë një herë në javë kam qenë e mjaftuar me çarçafët edhe për shkak të cilësisë. Kam bërë këtë zgjedhje për shkak të merakut se kush është më me rrezik detergjenti apo djersa e fëmijës”, tregoi Tili.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe një kujtesë e rëndësishme për çdo grua e vajzë: njihe trupin tënd dhe mos neglizho një ndryshim të ri apo të pazakontë. Kur mendojmë për kancerin e gjirit, shenja...
Nëse ke vendosur të humbësh peshë, me shumë mundësi dëshiron t’i shohësh rezultatet sa më shpejt. Hipën në peshore pas disa ditësh dhe pret që numri të ketë rënë. Dhe kur dëgjon për dieta që premtojnë 4 apo 5...
Vezët janë ndër ushqimet më të thjeshta për t’u përfshirë në mëngjes, por njëkohësisht ofrojnë një kombinim të mirë proteinash, vitaminash, mineralesh dhe yndyrash. Një vezë e madhe përmban rreth 6–7 gramë proteina dhe afërsisht 70–80 kalori. Ja çfarë...
Lini një koment