Sugjerojmë:

Sa efektiv është përdorimi i maskës për t’u mbrojtur nga Coronavirus

Sa efektiv është përdorimi i maskës për t’u mbrojtur nga Coronavirus (COVID-19)?

Ja kur rekomandohet të përdorni maska:

Në rast se nuk keni probleme shëndetësore, është e detyrueshme të përdorni maskë vetëm në rast se jeni duke u kujdesur për një person i cili dyshohet të jetë i infektuar me Coronavirus.
Nëse ankoheni nga inflamacioni në rrugët respiratore dhe për pasojë kolliteni ose tështini në mënyrë të vazhdueshme.

KUJDES!
Nëse mbani maskë, atëherë është mjaft e rëndësishme të dini sesi ta përdorni atë:

Vendosja e maskës është efektive kundër viruseve vetëm kur përdorimi i saj kombinohet me higjenizimin e shpeshtë të duarve, pra para se të vendosni maskën, është thelbësor higjenizimi i duarve me ujë dhe sapun ose edhe me xhel dezinfektant.
Në mënyrë që mbrojtja të jetë efektive, duhet që maska të mbulojë gojën dhe hundën si dhe të siguroheni që të mos keni boshllëqe midis fytyrës dhe maskës.
Shmangni prekjen e maskës me duar gjatë përdorimit të saj
Maskat kanë afat të caktuar gjatë së cilit sigurojnë mbrojtje dhe pas këtij afati, mbrojtja nuk është më efektive.
Maska duhet hequr vetëm nga pas, pra nuk duhet të prekni pjesën e përparme të saj kjo për të evituar kontaktin me duar me bakteret/viruset që mund të jenë akumuluar mbi të.
Më pas hidheni menjëherë maskën në koshin më të afërt dhe higjenizoni duart.

Lini një koment