Është fare e thjeshtë të ngopesh me ushqimet e kripura dhe të mos kesh më vend në stomak për asgjë tjetër. Por kur e di që ne menu ka disa super ëmbëlsira, ia vlen plotësisht sakrifica. Në Snapfood do të gjeni diҫka për ҫdo shije dhe ne ju kemi renditur disa nga ëmbëlsirat më të mira që mund të porosisni në aplikacion.
Tiramisu tek A Tavola
Klasikja e kuzhinës italiane nuk kishte si të mungonte tek A Tavola. E kuqja e vezës në maskarpone i jep një shije akoma më të pasur kësaj ëmbëlsire që është jo vetëm e shojshme, por edhe e lehtë. Ideale pas një vakti të bollshëm.
Cheesecake tek Oazi i Ëmbëlsisë
Mud të porosisni një racion apo një tortë të tërë… sido që të jetë puna, mos e lini pa provuar këtë cheesecake spektakolar
Churros tek El Gaucho
Ëmbëlsira e famshme spanjolle është sjellë në Tiranë nga El Gaucho dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës. Një recetë fare e thjeshtë por jashtëzakonisht e shijshme, që bëhet akoma më e pasur falë ҫokollatës, kremit dhe frutave të freskëta që e shoqërojnë.
Waffle me fëstëk tek La Dolce Vita
Nëse ka diҫka që nuk duhet t’i thuash kurrë “jo” në jetë, është një waffle me krem fëstëku. Përveҫse brumi vjen i butë si sfungjer dhe praktikisht tretet në gojë, kremi i fëstëkut e shndërron atë në një ushqim të denjë për parajsë.
Akullore tek Fabrika
Erdhi më në fund momenti për t’u freskuar dhe jo dosido, por me super akulloret artizanale vegane të Fabrikës, me shije nga më të ndryshmet. Mos lini absolutisht pa provuar atë me gjalpë dhe copëza kikiriku.
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment