Sugjerojmë:

Rosnica si kjo nuk keni ngrënë as në restorantet më të mira

Ingredientët

  • Një pulë ose zog fshati 1 kg
  • Katër lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • 3-4 thelpinj hudhra të shtypura
  • Një lugë gjelle gjalpë
  • Lëngu i 1 limoni

Udhëzimet

1

Në një tas hidhni gjashtë lugë miell dhe pak kripë.

2

Rrihni dy të verdha vezësh dhe shtojini tek mielli.

3

Përziejini miellin me vezët me duar duke e shpërbërë me dy pëllëmbët e duarve.

4

Bëjeni këtë proces derisa i gjithë mielli të shndërrohet në kokrriza të vogla.

5

Më pas vendosini rosnicat në një tavë që të pushojnë për 20 minuta.

6

Pastroni pulën dhe ndajeni në copa.

7

Në një tenxhere, shtoni vajin e ullirit dhe copat e pulës për t’i skuqur për pak minuta nga të dyja anët.

8

Hidhni pak kripë dhe ujë derisa të mbulohen mirë të gjitha pjesët e pulës duke e lënë që të zjejë për 20 minuta.

9

Ndërkohë, në një tigan hidhni një lugë gjalpë dhe skuqni rosnicat derisa të zverdhen.

10

Shtojini në tenxheren ku keni pulën dhe lëngun e saj dhe vendosni sërish në zjarr për të zierë bashkë derisa supa të mpikset.

11

Sapo lëngu të jetë mpiksur dhe trashur pak shtoni hudhrat, lëngun e limonit, piperin e zi dhe hiqeni nga zjarri.

12

Kjo supë serviret e ngrohtë.

Lini një koment