Sugjerojmë:

Rizoto me shparguj dhe midhje

Ingredientët

  • 300 gr shparguj
  • 280 gr oriz
  • 100 gr
  • Gjysmë qepë
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Verë e bardhë
  • Lëng perimesh

Udhëzimet

1

Për të bërë orizin me midhje dhe shparguj, lërini të shkrijnë midhjet.

2

Pastroni shpargujt, hiqni majat dhe këmbët ndajini në copa të vogla dhe gatuajini në mikrovale për 4 minuta.

3

Grijeni ndërkohë qepën dhe skuqeni në një tigan me 3 lugë vaj ulliri.

4

Skuqni pak dhe orizin bashkë me qepën, më pas shtoni verë dhe në fund të gatimit hidhni lëngun e perimeve shumë të nxehtë, por duke e shtuar herë pas here.

5

Shtoni në mes të gatimit shpargujt me midhjet me pak nga uji i tyre.

6

Në fund kompletojeni me majdanoz të grirë dhe majat e shpargujve.

Lini një koment