Sugjerojmë:

Rizoto me salçiçe dhe kërpudha

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 350g oriz
  • 1 qepë e vogël
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 250 gr salsiçe
  • 30 gr kërpudha porçini të thata
  • 50 gr gjalpë
  • 50g djathë parmixhano
  • Lëng zarzavatesh i valuar
  • 1 bustinë shafran
  • Majdanoz i freskët

Udhëzimet

1

Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime.

2

Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.

3

Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30 gr gjalpë.

4

Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë.

5

Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre.

6

Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier.

7

Pak kohë para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë.

8

Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin parmixhano.

9

E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.

Lini një koment