Rizoto me perime. Shumë ngjyra dhe shije brenda një pjate të vetme!

Rizoto me perime është një mënyrë kaq e mirë për t’i shijuar perimet shumëngjyrëshe pa shumë naze!

Përbërësit: 

  • 2 gota oriz
  • 4 gota lëng mishi ose ujë
  • 400 gram perime (karrota, bizele, speca)
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper i zi për shije

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  • Në një tenxhere me vaj ulliri shtoni orizin dhe e skuqni me pak kripë, për disa minuta.
  • Sapo orizi të jetë gati hedhim lëngun e mishit dhe perimet e prera në kubikë.
  • E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë orizin me perime të ziejë duke ulur ngadalë temperaturën.
  • Pas 20 minutave shtojmë gjalpin e shkrirë. Fikim sobën dhe pas 10 minutash mund ta servirni rizoton. Ju bëftë mirë!

Lini një koment