Rizoto me panxhar, nuk do t’i rezistoni!

500 gram panxhar
200 ml qumësht
80 gram djathë parmixhano
1 litër lëng perimesh
320 gram oriz
1 qepë
1 lugë gjelle gjalpë
Vaj ulliri
Kripë

1..Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.

2.Shtoni orizin dhe e trazoni. Shtoni më pas lëngun e perimeve dhe e lini rizoton të ziejë në temperaturë mesatare.

3.Ndërkohë që keni zierë panxharin, e kaloni në një blender dhe bëjeni pure. I shtoni pak kripë.

4.Shtojeni panxharin tek orizi dhe e lini të ziejë për 15 minuta. Nëse është shumë e thatë shtoni një gotë lëng perimesh.

5.Nga fundi i shtoni rizotos qumështin, djathin dhe gjalpin.
Shërbejeni rizoton e ngrohtë duke e dekoruar sipër me disa gjethe majdanozi.

6.Ju bëftë mirë!

Lini një koment