Sugjerojmë:

Rizoto me midhje dhe verë të bardhë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 500 gr midhje
  • 250 gr oriz
  • 1 qepë
  • Gjalpë,
  • 0.5 dl verë e bardhë
  • 1 limon
  • 1l lëng vegjetal
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelpi hurdhe
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Pastroni midhjet dhe guackat.

2

Më pas shtoni verën e bardhë, 3-4 gjethe majdanoz dhe hudhren.

3

Mbuloni enën dhe ziejini midhjet me zjarr të lartë për rreth 5 minuta, deri sa midhjet të hapen, kulloni lëngun dhe lereni menjanë.

4

Prisni në shirita të hollë lëkurën e limonit pasi ta keni larë dhe shtrydhni lëngun.

5

Vini në një enë qepën dhe skuqeni me flakë të ulët me 4 lugë vaj.

6

Shtoni orizin dhe përzieni për 2-3 minuta.

7

Shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe vazhdoni gatimin duke i shtuar herë pas here lëngun vegjetal dhe duke e përzier. Grini hollë pjesën tjetër të majdanozit.

8

Rreth dy minuta para se të fikni furrën bashkoni midhjet, lëkurën e limonit dhe pak gjalpë.

9

Përziejini, fikni zjarrin dhe mbulojeni me kapak enën, lëreni në qetësi për 2-3 minuta, aromatizojeni me piper dhe majdanoz.

10

Mund ta sherbeni direkt.

Lini një koment