Sugjerojmë:

Rizoto me kungull të verdhë dhe arrë moskat

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 2 qepë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 gr oriz i rrumbullakët
  • 200 gr kungull i verdhë
  • 1 thelb hudhër
  • 500 gr spinaq
  • 500ml lëng perimesh
  • 4 qepë të njoma
  • Zaferano
  • Kripë
  • Piper
  • Arrë moskat
  • 20 gr fara kungulli
  • 30gr djathe Parmigiano

Udhëzimet

1

Pastrojmë qepët dhe i grijmë në kubikë të vegjël.

2

Në një tigan skuqim gjysmën e qepës për 1 minutë dhe pastaj shtojmë orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë.

3

Qërojmë kungullin dhe e presim në kubikë.

4

Pastrojmë hudhrat, spinaqin dhe qepët e njoma.

5

Vëmë të skuqet pjesa tjetër e qepës, shtojmë hudhrën e grirë hollë, copat e kungullit, zaferanon, kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.

6

Në një tigan tjetër hedhim farat e kungullit dhe i pjekim për pak minuta.

7

Hedhim një lugë vaj dhe shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin. I skuqim së bashku për disa minuta deri sa të thithin të gjithë lëngun. Përziejmë orizin me kungullin dhe përzierjen e spinaqit dhe e spërkasim me djathë Parmigiano të grirë imët.

Lini një koment