Sugjerojmë:

Rizoto me kërpudha dhe mascarpone

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 340 gr kërpudha
  • 1/2 filxhan qepë
  • 1 e gjysmë filxhan oriz të gjatë
  • 1/2 filxhan verë e kuqe
  • 5 filxhanë lëng mish viçi
  • Kripë
  • Piper
  • 1 e gjysmë lugë çaji trumëz
  • 1/2 filxhan mascarpone

Udhëzimet

1

Nxehim gjalpin dhe vajin në një tigan.

2

Gatuajmë kërpudhat derisa të marrin ngjyrë kafe të artë në temperaturë mbi mesataren, duke i përzierë shpesh, për 7 - 8 minuta.

3

Marrim 1/3 filxhan kërpudhash dhe i lemë mënjanë për t’i shërbyer në fund.

4

Shtojmë qepët në kërpudhat e mbetura në tigan bashkë me trumzën dhe i gatuajmë derisa të bëhen transparente.

5

Shtojmë orizin dhe e trazojmë derisa të mbulohet mirë me përzierjen e gjalpit.

6

Shtojmë verën dhe e trazojmë vazhdimisht në temperaturë mbi mesataren derisa orizi ta përthithë.

7

Shtojmë 4 e 1/2 filxhanë lëng mishi të nxehtë në tigan dhe reduktojmë nxehtësinë pak nën mesataren.

8

Gatuajmë orizin për 16 - 18 minuta, duke e trazuar dy herë gjatë kësaj periudhe ose derisa rizoto të bëhet al dente.

9

Shtojmë kripë dhe piper.

10

Shtojmë një gjysmë filxhani shtesë me lëng mishi i përziejmë vazhdimisht për 3 - 4 minuta ose derisa të bëhet një masë kremoze.

11

Shtojmë djathin mascarpone dhe i trazojmë derisa të përzihen mirë.

12

I heqim nga i nxehti dhe i shërbejmë duke iu hedhur sipër pak nga kërpudhat që kemi lënë mënjanë, gjethet e trumzës dhe piper të zi.

Lini një koment