Rizoto me domate

Rizoto me domate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 2 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Rizotoja me domate është një pjatë klasike, e shijshme dhe e shpejtë. Do të vlerësohet si nga fëmijët, ashtu edhe nga të rriturit. Ka vlera nutricionale të mirëbalancuara dhe mund të konsumohet edhe si një pjatë e vetme. Rizotoja me domate mund të përgatitet edhe duke përdorur domate të konservuara ose një miks domatesh të freskëta dhe salcë domatesh.

Ingredientët

  • 400 gr oriz
  • 400 gr domate të qëruara
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 1 l brodo perimesh
  • 1 qepë
  • 40 gr djathë grana Padano
  • 3 lugë vaj ulliri e.v
  • 20 gr gjalpë
  • Pak borzilok
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Skuqni qepën e grirë imët me 3 lugë vaj në zjarr të ulët për rreth 10 minuta; qepa nuk duhet të digjet. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, shtoni orizin dhe kapardiseni për disa minuta. Shuajeni me një garuzhde brodo perimesh dhe lëreni të avullojë.

2

Shtoni domatet e qëruara të cilave u keni shtuar një lugë sheqer për t’u hequr aciditetin, përziejini mirë dhe bashkojini me një lugë brodo. Shtoni sipas dëshirës edhe dy lugë salcë domatesh. Vazhdoni të shtoni gradualisht brodon sa herë që orizi thahet, derisa të gatuhet plotësisht.

3

Kur të jetë gati, shtoni borzilokun e grirë dhe pak kripë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin, në fund shtoni djathin Grana Padano të grirë dhe përziejini. Shërbejeni rizoton me domate të ngrohtë dhe me disa gjethe borziloku.

Lini një koment