Rizoto e shpejtë dhe e shëndetshme me bajame e fiq të thatë

200 gram sallam
1 lugë gjelle gjalpë
2 gota oriz
1 tufë borzilok të freskët
75 gram bajame
75 gram fiq të thatë
100 gram djathë kaçkavall
4 gota uji
Vaj ulliri
Kripë

1.Në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë skuqni për disa minuta sallamin e prerë në kubik të vegjël.
2.Shtoni më pas rizoton, e përzieni për disa sekonda, shtoni ujin dhe e lini në zjarr derisa rizotoja ta pijë ujin tërësisht.
3.Nga fundi i shtoni bajamet e thërrmuara dhe fiqtë.
4.E lini edhe për disa minuta në zjarr. Duke i trazuar vazhdimisht shtoni borzilokun.
5.Rizotoja është gati për t’u shijuar. Servireni me djathë kaçkavall sipër.

Lini një koment