Receta e lulelakrës me limon dhe vezë do ju bëjë të lëpini gishtat
1 lulelakër me madhësi mesatare
2 vezë
1 limon
2 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle miell misri
Kripë
Vaj ulliri
1.Shtoni vajin e ullirit në një tigan dhe më pas hidhni lulelakrën e prerë në copa të vogla. Skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të artë në kafe në një temperaturë mesatare. 2.Hidhni më pas ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar lulelakrën dhe kripë. 3.Lërini të ziejnë për rreth 7 deri në 8 minuta derisa copët e lulelakrës të zbuten. 4.Largojini nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë të mbuluara me kapak derisa të përgatisni salcën. 5.Rrihni vezët në një tas, shtoni lëngun e limonit, miellin e misrit dhe përziejini mirë. 6.Ndërsa i përzieni, shtoni ngadalë nga lëngu në të cilën është zier lulelakra. 7.Shtojeni pastaj salcën e përgatitur me vezë në tiganin me lulelakër. 8.Përziejini dhe vendosini sërish në zjarr të ziejnë për 2 minuta derisa salca të trashet. 9.Servireni të ngrohtë me pak majdanoz të copëtuar sipër!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment