Sugjerojmë:

Receta e kafes meksikane, kombinimi perfekt i freskisë, fortësisë, çokollatës dhe kanellës!

Receta e kafes meksikane, kombinimi perfekt i freskisë, fortësisë, çokollatës dhe kanellës!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • ¾ filxhan me kafe të bluar (ekspres)
  • 2 lugë çaji kanellë pluhur
  • 5 gota ujë
  • ½ filxhan me krem qumështi
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1/3 filxhan me shurup çokollate
  • 1 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Filtroni kafen ekspres si zakonisht dhe më e kaloni në një enë të madhe.

2

I shtoni ujin dhe e përzieni mirë me një përzierës dore elektrike.

3

Gradualisht i shtoni qumështin, kremin e qumështit, sheqerin kaf dhe shurupin e çokollatës.

4

Vazhdoni t’i përzieni sërish nën një zjarr mesatar.

5

Pas 2 minutash e hiqni nga zjarri dhe i shtroni ekstraktin e vaniljes.

6

E servirni masën nëpër tasa me pak kanellë sipër dhe krem shkumë. Shijojeni!

Lini një koment