Sugjerojmë:

Qumështor me petë

Qumështor me petë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Qumështor i ëmbël me gjalpë e qumësht që të kënaq stomakun...

Ingredientët

  • 1 pako peta të gatshme
  • 100 gram gjalpë
  • 100 gram miell
  • 1.2 litër qumësht
  • 4.5-5 lugë gjelle sheqer
  • Vanilje
  • 4 kokrra vezë
  • 50 ml vaj luledielli

Udhëzimet

1

Shkrijmë gjalpin dhe e kavardisim me miellin për 3 minuta.

2

Shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e përziejmë me tel dore derisa masa të jetë kremoze, shtojmë sheqer, vanilje dhe e lëmë derisa kremi të marrë valë.

3

E largojmë dhe e lëmë t’i bjerë temperatura për 5 minuta. Rrahim vezët dhe i shtojmë në krem derisa të formohet një masë homogjene dhe i përziejmë me tel dore.

4

Lyejmë një tepsi me vaj ose vaj trazuar me gjalpë. Shtojmë fillimisht 2 petë, i spërkasim me yndyrë. Vazhdojmë dy nga dy, duke i spërkatur petët.

5

Pasi kemi shtruar 6-7 petë si bazë, shtojmë kremin e qumështorit, duke e niveluar në mes.

6

Mbulojmë përsëri në 4-5 petë mbi të, duke i spërkatur lehtë me vaj.

7

Në fund mbledhim anët, spërkatim petën e fundit me pak vaj ose gjalpë dhe vendosim qumështorin të piqet në temperaturën 190-200 gradë Celsius për 25 minuta.

8

Më pas e lëmë të ftohet plotësisht. E presim dhe e servirim.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment