Qofte të shijshme shtëpie me preshin e mbetur nga dje

300 gram misra të zier
2 vezë
3 lugë miell (2 misri dhe 1 miell 00)
50 g parmixhano
Bishta preshi të grira
3 fije pancetë
6 patate të mesme
Kripë, piper
Vaj ulliri

1.Në tigan kaurdisim pancetën sa të bëhet krokante, shtojmë preshin dhe vazhdojmë derisa të humbi lëngjet, shtojmë misrat e zier dhe e lëmë të ftohet.
2.Pastrojmë patatet dhe grijmë me rende, i shtrydhim mirë nga lëngjet dhe i vendosim në tavë.
3.Shtojmë preshin, vezët, djathin, miellin, kripën dhe piperin.
4.Formojmë brumin dhe i ndajmë në forma, i vendosim në tavë me letër furre, i lyejmë pak me vaj ulliri dhe i pjekim për 30-40 min me temperaturë 180 gradë.

Receta nga Mirela Andoni

Lini një koment