Një pjatë e lehtë dhe e freskët që shfrytëzon cilësitë e limonëve. Kemi zgjedhur mishin e grirë të viçit. Kemi eliminuar panën, miellin e bukën dhe kemi përdorur vetëm një vezë.
Përbërësit:
½ kg mish viçi i grirë dy herë
5 lugë gjelle parmixhano
1 limon
1 vezë
Vaj ulliri e.v
Kripë
Pergatitja:
Në një enë thyeni vezën dhe rriheni lehtë, përziejeni me mishin e grirë, djathin parmixhan dhe kripën.
Formoni me duar qofte të vogla duke i shtypur mirë në mënyrë që të jenë kompakte.
Ngrohni një lugë vaj ulliri në një tigan të gjerë.
Vendosini të skuqen ngadalë qoftet duke i vendosur kapakun tiganit.
Kthejini nga ana tjetër derisa të marrin ngjyrë të artë në dy anët.
Shtoni lëngun e limonit pasi e keni shtrydhur dhe filtruar.
Lërini të gatuhen edhe për disa minuta derisa të kenë një pamje paksa kremoze dhe pjata është gati.
Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe trumëz ose majdanoz.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment