Sugjerojmë:

Qofte spinaqi të skuqura me vaj ulliri. Të shëndetshme sa më s’ka!

Qofte spinaqi të skuqura me vaj ulliri. Të shëndetshme sa më s'ka!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Blini një tufë spinaq në pazar, hidhi një sy recetës sonë dhe nis menjëherë nga puna!

Ingredientët

  • 1 tufë spinaq
  • 2 copa djathë të bardhë
  • 1 copë djathë kaçkavall
  • 2 feta bukë të grirë imët
  • 2 vezë të rrahura
  • 1 gotë miell
  • kripë, piper
  • arrë moskat

Udhëzimet

1

Spinaqin e lani mirë dhe e copëtoni me dorë në një tas.

2

I shtoni djathin e bardhë të thërrmuar, djathin kaçkavall dhe bukën.

3

I përzieni mirë me dorë dhe ndërkohë i shtoni vezët, pak kripë, piper dhe arrë moskat.

4

Filloni t'i rrumbullakosni masat me dorë, i lyeni me pak miell dhe i vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj ulliri.

5

Ju bëftë mirë!

Lini një koment