Qofte patatesh me kërpudha

1 kg patate
50 gramë miell
200 gramë kërpudha
4 thelpinj hudhra
Kopër
Kripë

1.Qëroni patatet dhe lërini të ziejnë sa të zbuten.

2.Më pas vendosini në një tas dhe shtypini. Prisni në copa të vogla kërpudhat dhe shtojini te patatet.

3.Më pas shtoni hudhrën e grirë hollë, koprën, kripën, piperin dhe dalëngadalë edhe miellin.

4.Përziejini të gjitha bashkë derisa të formoni “brumin” e qofteve.

5.Më pas ndajini në topa të vegjël dhe skuqini.

6.Qoftet janë gati.

7.Ju bëfshin mirë.

Lini një koment