Sugjerojmë:

Qofte me pure patatesh

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 4 kokrra patate
  • 200 ml qumësht
  • 200 ml lëng pule
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • Kripë
  • 200 gr mish viçi (i grirë)
  • 1 kokërr qepë (e vogël)
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 vezë
  • 20 gr djathë parmixhano
  • 80 gr bukë (e grirë)
  • Rigon
  • Majdanoz
  • Piper i zi
  • Kripë
  • Vaj vegjetal

Udhëzimet

1

Në një tas hidhni të gjithë përbërësit për qoftet dhe filloni ti punoni me dorë.

2

Punoni qofte të vogla rrumbullake të cilat mund t’i shtypni pak me dorë për të lehtësuar gatimin.

3

Ndërkohë pastroni dhe vendosni të ziejnë patatet në ujë me kripë.

4

Skuqini qoftet me pak vaj dhe në zjarr të ngadaltë. Vendosini në një letër për t’i përthithur yndyrën.

5

Në një tenxhere tjetër, vendosni lëngun e pulës të zieje.

6

Ndërkohë në një mikser përzieni patatet me qumështin dhe shtojeni tek lëngu i pulës.

7

Lëreni purenë të ziejë derisa të trashet dhe shtojini pak gjalpë.

8

Për ta shërbyer purenë, skuqni pak gjalpë me piper e kuq dhe hidheni sipër pjatës kur ta shërbeni.

Lini një koment