Sugjerojmë:

Që të gjithë t’ju komplimentojnë kaçurrelat aplikoni këto 2 maska!

Flokët kaçurrelë janë mjaft në modë, për më tepër kur i keni natyral. Nuk është e nevojshme të arrini kaçurrelat perfekte, por duhet të kujdeseni gjithmonë për to. Ja dy mënyra natyrale dhe mjaft të thjeshta:

1.Maskë me vaj  kokosi, kastravec dhe vezë

Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.

Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkoni masën e sipërme me vajin e kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.

2.Maskë me birrë dhe limon

Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 shishe birrë 250 ml

Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.

Lini një koment