Kjo formulë natyrale që ju prezantojmë më poshtë jo vetëm që heq erën e keqe të këmbëve apo djersën, por edhe i çlodh ato pas një ditë të lodhshme.
Një ndër arsyet kryesore për të gjitha këto më lartë fshihet pas këpucëve të mbyllura që i keni mbajtur veshur për orë e orë të tëra. Edhe cilësia e tyre e ulët nuk përjashtohet.
Çfarë të bëni, pasi keni hequr këpucët?
Për këtë ju nevojitet:
- 1 limon
- 1 lime
- 1 portokall
- 4 pika vaj menteje
- 3 lugë gjelle sodë buke

Udhëzime:
- Merrni një enë të madhe me ujë të ngrohtë dhe vendosni në të frutat e prera në feta-feta.
- Vendosni këmbët e lara dhe i mbani për 15 minuta.
- Më pas i shtoni vajin e mentes dhe sodën e bukës.
- I mbani këmbët tuaja përgati 45 minuta.
- Më pas i hiqni, i lani me ujë të vakët.
- I fshini butësisht me një peshqir dhe vishni një palë çorape të pastra pambuku./neps.al
Lini një koment