Qepa prej një kohe të gjatë është përdorur si një aleat i fuqishëm në fushën e bukurisë. Sidomos për maskat natyrale kundër njollave në lëkurë si rrjedhojë e moshës, duhet thënë se është një opsion fantastik.
Si ta shfrytëzoni konkretisht qepën?
- Merrni një qepë të zakonshme, e qëroni dhe e prisni ne feta rrumbullkae.
- I vendosni në fytyrë dhe i mbani për të paktën 15 minuta.
- Pas kësaj e shpëlani lëkurën.
Metodë tjetër?
- Përzieni 1 lugë gjelle lëng qepe me 1 lugë mjaltë.
- Aplikojeni maskën në fytyrë për 10-12 minuta.
- Shpëlajeni lëkurën më ujë të bollshëm në fund.
Aplikimi i këtyre metodave 1 herë në ditë, çdo ditë do ju japë shumë shpejt efektet e para pozitive.
Pse funksionon me qepën?
Sepse:
- Qepa përmban sulfur dhe acide të rëndësishme për lëkurën.
- Lëngu i qepës është i pasur me fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Një përmbajtje e tillë, e bën lëngun e qepës ideal kundër njollave të moshës që shfaqen në lëkurë./neps.al
Lini një koment