Sugjerojmë:

Pse dreqin më dolën këto aknet tek balli dhe si t’i heq? Ja një metodë 100% natyrale

Krejt papritur u çuat nga gjumi dhe shikoni që ju kanë dalë disa akne të vogla tek zona e ballit? Përpos faktit që po shani e mallkoni, po pyesni veten se pse dreqin ju dolën, për çfarë arsye.

Sipas hartës së fytyrës, aknet tek balli flasin edhe për probleme të mundshme me tretjen…

Të çlirohesh nga aknet është në fakt një sfidë si gjithë të tjerat. Në këtë rast që t’ja bëni jetën më të shkurtër atyre që kanë dalë tek balli, Neps.al ju sugjeron një përbërës natyral.

Çfarë ju duhet?

  • 1 qepë e kuqe
  • 1 pambuk

Udhëzime:

  • Qepën e qëroni dhe e kaloni në një blender.
  • Pasi e keni grirë imët, kullojeni me një sitë dhe i merrni lëngun.
  • Aplikojeni me ndihmën e një pambuku tek zona e prekur.
  • E lini të thahet.
  • Në fund e lani pas 10 minutash.

Rezultatet do të ndihen që në aplikimin e parë. Këtë metodë mund ta përdorni maksimumi dy herë në javë.

Në rast të një lëkure të ndjeshme, konsultohuni me një dermatolog./neps.al 

Lini një koment