Sugjerojmë:

Problemet shëndetësore që na shkakton vapa e madhe

Këto ditë është e pamundur të mos jesh ankuar njëherë për vapën e madhe që ka kapluar vendin.

Sipas parashikimeve temperaturat pritet që të vijnë duke u rritur në ditët në vazhdim.

Përpos hidratimit të vazhdueshëm që duhet të vazhdojë nga ana juaj, kujdesi për lëkurën, mbajtja e syveze të mira, kapeles dhe ruajtjes nga rrezet e diellit duhet të keni parasysh edhe problemet që mund të keni në shëndet gjatë kësaj periudhe.

Related image

Më të përhapurat janë 7 pikat më poshtë:

  1. Ngërçe
  2. Lodhje jo e zakontë
  3. Dhimbje koke
  4. Temperaturë mbi 38 gradë celsius
  5. Marrje mendsh
  6. Të vjella
  7. Konfuzion mendor

Kini kujdes me ushqimet që konsumoni dhe në rast se vini re një nga shenjat më lartë, bëni menjëherë një vizitë tek mjeku juaj.

Disa këshilla për të nxehtin:

  1. Mos dilni në orët e nxehta
  2. Vishni rroba të lehta
  3. Pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta

Lini një koment