Sugjerojmë:

Portokall i skuqur me fara susami dhe qepë të njoma

Portokall i skuqur me fara susami dhe qepë të njoma

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Pjesë e kuzhinës aziatike, por që përgatitet lehtësisht edhe nga ju amvisa. Hidhini një sy recetës dhe nisni nga puna për përgatitjen!

Ingredientët

  • 1 gjoks pule
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • Kripë, piper për shije
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ¼ lugë kafe xhinxher pluhur i freskët
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë e prerë imët
  • 1/3 filxhan me lëng portokalli
  • 1 ½ lugë gjelle me miell misri
  • 1 lugë çaji me fara susami
  • 1 qepë e njomë jeshile, e grirë imët
  • 1/4 filxhan çaji me salcë soje
  • 1 portokall i prerë në copa të vogla (bashkë me lëkurë)

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni fileton e pulës. E marinoni me kripë, piper dhe hudhër pluhur.

2

Sapo filetoja të jetë skuqur, e hiqni dhe e lini mënjanë. Në po të njëjtin tigan skuqni qepën e grirë imët, specin jeshil dhe sapo të marrin ngjyrë shtoni xhinxherin.

3

Ndërkohë në një enë të vogël përzieni lëngun e portokallit, salcën soje dhe miellin e misrit. Salcën ia shtoni perimeve në tigan dhe i përzieni mirë.

4

Në fund i shtoni sipër fileton e pulës të prerë në shirita të holla dhe i lini për gati 5 minuta në zjarr mesatar.

5

Në fund i shtoni qepën e njomë, farat e susamit dhe copat e portokallit. Gati për t’u shijuar!

Lini një koment