Pite shtëpie me djathë të bardhë. Të shijojnë kaq shumë kur i konsumon në plazh!

Pite shtëpie me djathë të bardhë. Të shijojnë kaq shumë kur i konsumon në plazh!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 vezë
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë qumësht
  • 2 gota miell
  • pak kripë
  • 2 lugë çaji baking powder
  • 100-150 gramë djathë të bardhë të copëtuar

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me vajin e ullirit dhe qumështin. Vajin dhe qumështin shtojeni gradualisht.

2

Më pas shtoni kripën, miellin, pluhurin pjekës dhe i përzieni akoma. Në fund shtoni djathin (që nuk duhet të ketë shumë kripë. Nëse ka duhet ta shpëlani më parë).

3

Nga masa që keni krijuar, formoni disa pite të vogla sipas dëshirës, i shtroni në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.

4

I fusni në furrë për 25 minuta, në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment