Pite me qumësht dhe rozmarinë

500 gr miell
5 gr maja e thatë
16 gr sheqer
230 ml ujë me temperaturë ambjenti
115 ml qumësht
45 gr vaj ulliri
1 luge kripë
Rozmarinë

Si fillim përzjeni majanë, sheqerin dhe kripën e më pas shtojani miellit që e keni hedhur në një tas.

Me telin e kuzhinës përzjeni ngadalë masën ndërkohë që i shtoni qumështin dhe ujin.

Kur masa të jetë lidhur, hidhni vajin e ullirit dhe vazhdoni ta punoni.

Kur të jetë formuar një brumë i butë largojeni nga tasi dhe vendoseni në tavolinë të spërkatur me pak miell.

Punojeni me duar derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar. Vendoseni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni që të fryhet përreth 2 orë.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme kalojeni përsëri brumin në tavolinë dhe me petës hapeni në madhësinë e tavës ku do ta piqni.

Kalojeni tek tava e lyer më parë me vaj ulliri dhe shtypeni lehtë me gishta sa për të formuar disa vrima të lehta.

Me një lugë spërkateni sipërfaqen e saj me vaj ulliri dhe me rozmarinë.

Vendoseni në furrë për ta pjekur në temperaturë 180 gradë përreth 35-40 minuta ose derisa të marri një ngjyrë të artë.

Kur të jetë pjekur mjafton ta nxirrni nga furra dhe ta shijoni.

Lini një koment