Pija me uthull molle për humbje në peshë. Receta nga Anila Kalleshi
Provoni këtë pije detoks me uthull molle për rezultate më të shpejta. Pas të gjithash nëse doni të pastroni apo të humbni peshë shpejt, të rrisni energjinë si dhe të luftoni sëmundjet, shtimi i pijeve detoks në dietën tuaj mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj!
Përbërësit: -1 gotë ujë të ngrohtë
-2 lugë gjelle uthull molle
-2 lugë gjelle lëng limoni
-1/2-1 lugë çaji xhinxher pluhur
-1/4 e lugës së çajit me kanellë
-pak piper të kuq
-1 lugë çaji mjaltë (opsional)
Udhëzime:
-Ngrohni ujin.
-Përzieni të gjithë përbërësit bashkë.
– Më së miri shërbehet i ngrohtë.
Përbërësit kyç në këtë pije:
-Uthulla e mollës është e mbushur me enzima dhe bakterie të mira. Përmban acid acetik, e cila ka treguar që ul presionin në gjak deri në 6%.
-Lëngu i limonit ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe ka një efekt alkalinë në trup duke ndihmuar në rregullimin e pH. Gjithashtu përmban vitaminë C.
-Kanella është një nga antioksidantët më të mirë në planet. Eshtë erëza nr.1 për balancimin e sheqerit në gjak.
-Piperi i kuq ka treguar që ul presionin e gjakut dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit.
-Xhinxheri përmban 115 përbërje të ndryshme kimike dhe benefitet terapeutike përfshijnë aftësitë e sjelljes si antioksidant dhe agjent anti-inflamator.
-Mjalti është i mbushur me ushqyes që mund të ndihmojnë që nga energjia e ulët, te problemet e gjumit e deri te alergjitë sezonale. Mjalti mund të ndihmojë dhe në përpjekjet për të humbur peshë kur krahasohet me dieta që përmbajnë sheqer ose shurup të lartë në fruktozë.
Rekomandohet konsumimi i kësaj pijeje 3 herë në ditë, 20 minuta përpara vakteve për 2 javë, më pas konsumojeni 1 herë në ditë përpara mëngjesit ose drekës.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment