Sugjerojmë:

Petë sfoliate me salsiçe brenda, byreku më i shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë!

Petë sfoliate me salsiçe brenda, byreku më i shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kjo recetë seç më kujtoi ato kohërat e fakultetit, kur krahas një shisheje dhallë, ndiheshim studentët më të lumtur në botë!

Ingredientët

  • 1 pako petë sfoliatë e gatshme
  • 1 pako salçiçe
  • 1 e verdhë veze

Udhëzimet

1

Hapni petën sfoliatë në tavolinën e punës.

2

E prisni në shirita të gjatë.

3

Në cepin e shiritave vendosni salsiçen dhe e rretulloni petën me dorë.

4

Sipër e prisni petën pak me thikë.

5

Kështu veproni me të gjitha.

6

Në fund i lyeni me pak të verdhë veze dhe nëse dëshironi mund t'i spërkasni sipër me fara susami.

7

I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment