Sugjerojmë:

Peshk krap i gatuar në stil tipik mesdhetar

Peshk krap i gatuar në stil tipik mesdhetar

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Si thoni për peshk krap sot? Shkodranët e gatuajnë në versionin e tavës së famshme me krap që na bën të lëpijmë gishtat, por sot do ta gatuajmë në versionin mesdhetar në furrë. Le të shohim recetën hap pas shapi.

Ingredientët

  • 1 kg krap
  • Rigon
  • Ullinj jeshilë
  • 200 gr domate qershi
  • 1 lugë kaperi në uthull
  • 4 lugë vaj ulliri
  • kripë

Udhëzimet

1

Merrni krapin e pastruar dhe me tehun e një thike pastrojini luspat nga ana e kundërt, pra nga bishti në drejtim të kokës.

2

Lani peshkun brenda dhe jashtë dhe thajeni mirë me letër thithëse. Kripeni peshkun si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

3

Më pas hapni një letër furre, lyejeni me vaj dhe sistemojeni peshkun në qendër. Spërkateni me rigon, vendosni mbi peshkun pomodorinit, ullinjtë, kaperit në uthull. Hidhni vajin e mbetur.

4

Mbylleni letrën me kapëse metalike. Piqeni në furrë në 220 gradë për 30 minuta nëse peshku është i madh dhe 25 minuta nëse është i vogël.

Lini një koment